Afrim Gashi: Është skandaloze që një ministër shqiptar i mundëson Lavrovit të shkel në Evropë

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në emisionin Breaking në “Top
Channel” tha se mendimi i atyre është që pas agresionit rus mbi Ukrainën
dhe gjitha veprimeve që i ka bërë Perëndimi bashkë me SHBA-të dhe BE-në
duke u munduar të sanksionojnë Rusinë dhe t’ia bëjnë me dije se kjo që
ajo e bënë mbi Ukrainën është rrezikim i sigurisë globale, sipas tij ka
qenë fatale që t’i mundësohet një ministrit të jashtëm rus të shkel në
truallin evropian.
“Aq më tepër dhe aq më keq që kjo bëhet përmes një shqiptari i cili
udhëheq me ministrinë e punëve të jashtme, apo i BDI-së, e cila si parti
politike shqiptare duhet të ishte në anën e perëndimit e jo në interes
të promovimit të interesave ruse në Ballkan. Unë këtë takim e kam parë
skandaloz që nga ftesa e deri tek arritja e Lavrovit dhe mendoj se është
një lloj dështimi i gjithë diplomacisë perëndimore. Nuk është dashur të
lejohet që BDI dhe kjo qeveri të hedh poshtë gjithë mundin për ndalesë,
sanksionim dhe pengim të Rusisë që të shtrijë ndikimin e saj në Ballkan.

Marketing