Në sh.f. “Njegosh” do të hapet paralele në gjuhën shqipe, për klasën e gjashtë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka njoftuar se i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së komunës së Gazi Babës, për krijimin e një paralele në gjuhën shqipe për klasat e gjashta në shkollën fillore “Njegosh”, përcjell TV21.

Marketing

“Kam kënaqësinë të informoj se morëm kërkesë nga Komuna e Gazi Babës për formimin e një paralele në klasën e gjashtë në shkollën fillore “Njegosh”, e cila mësimin do ta ndjek në gjuhën mësimore shqipe. Natyrisht, ne iu përgjigjëm pozitivisht kërkesës, sepse kur procesi edukativo-arsimor realizohet në gjuhën amtare, atëherë është më efikas. Në vendin tonë kjo e drejtë e qytetarëve është e garantuar dhe e rregulluar me Kushtetutë dhe me ligj dhe duhet respektuar ndërsa për këtë aludoi edhe komuniteti ndërkombëtar të cilin e njoftuam me sfidën, të motivuar nga arsye politike”, pohoi Shaqiri.