Bytyqi për deklaratat Zekirit: Qeveria sjell konkluzionet, por nuk tregon formën e zbatimit

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi komentoi deklaratat e sotme të ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekirit.

Marketing

Sipas Bytyqit, është e vërtetë se Qeveria ka sjellë konkluzion për realizimin e studim fizibilitetit për Postën e Maqedonisë dhe Hekurudhat, ndërsa Zekiri ka qenë një prej të përzgjedhurve për ndjekjen e situatës.

“Është e vërtetë se ka pasur konkluzion në Qeveri që të kryhet studim fizibiliteti për Postën dhe Hekurudhat – Transport. Konkluzioni mbanë vetëm këtë. Ka qenë i propozuar si një prej personave të caktuar nga Qeveria për të ndjekur situatën në Postë dhe Hekurudhë. Ka qenë i propozuar prej meje dhe këtu mbaron çdo konkluzion i qeverisë dhe pastaj shkon zbatimi.

Nuk shoh asgjë kontradiktore në deklaratën e sekretarit të mëparshëm të qeverisë. Ne në Qeveri asnjëherë nuk diskutohet një gjë e tillë. Ne zakonisht kemi shumë pika të tilla ka konkluzione të ndryshme, asnjëherë nuk flitet për modalitetet e implementimit për çfarëdo që të jetë konkluzioni”, deklaroi Bytyqi për “TV21”, duke na dërguar dokumentin e konkluzionit.

Përndryshe Muhamed Zekiri sot u dënua me me dy vite e gjashtë muaj burg për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.