Arrestohet personi i tretë për vrasjen e Liridona Murselit, burri pagoi autorët për të kryer krimin

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e tret të përfshirë në vrasjen e Liridona Murselit, të mërkurën në Prishtinë.

Marketing

Mësohet se i arrestuari është identifikuar me inicialet K.K. Sipas mediave në Kosovë, personi i arrestuar është vëllai i një pjesëtai të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kujtojmë se në mesin e të arrestuarve është edhe bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli. Dyshohet se ky i fundit i ka ofruar 30 mijë euro Granit Plavas për të vrarë bashkëshorten e tij.

Referuar informacioneve të mediave të Kosovës, Naim Murseli ka pranuar seka porositur vrasjen e gruas së tij.