Çfarë lidhje familjare kanë mes vete Rita Ora dhe Monika Salihu?

Këngëtarja Monika Salihu është rikthyer në qendër të vëmendjes. Kjo për shkak të pjesëmarrjes së saj në Big Brother VIP Kosova 2.

Marketing

Pas qëndrimit mbi një muaj në shtëpinë e BBVK, Monika u eliminua nga gara mbrëmë.

Por, një gjë nuk është ditur edhe aq deri më sot. Monika e ka kushërirë këngëtaren me renome botërore, Rita Orën.

Ajo ka zbuluar se gjyshi i saj është vëlla me gjyshin e Rita Orës.

Kjo lidhje familjare vjen nga ana e nënës së Monikës, Agime Sahatçiu, e cila ka origjinë nga Peja dhe është vajza e xhaxhait të babait të Ritës, Besnik Sahatçiu.

“Gjyshi im dhe gjyshi i Ritës janë vëllezër. Nëna ime e ka vajzën e djalit të xhaxhait. E kam shumë të afërt. Unë jam më e madhe se ajo shtatë-tetë vite më e madhe se ajo, por unë e mbaj mend Ritën si të vogël kur vinte në Prishtinë dhe më dëgjonte mua duke kënduar, se vinte te gjyshja e vet, pastaj vinte edhe te ne”, kishte thënë Monika vitin e kaluar në një intervistë për emisionin “1 Natë”.