Vrasja e 14-vjeçares – komunikata zyrtare e MPB-së!

Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga ana e zyrtarëve policor të SPB-Shkup, sot 03.12.2023 në rrethinën e Shkupit, është gjetur trupi I pajetë i të miturës V.GJ, që ishte denoncuar e zhdukur më 27.11.2023, kurse në rrethinën e Velesit është gjetur trupi I P.ZH (74) nga Velesi I cili më 24.11.2023 është denoncuar I zhdukur.

Marketing

Lidhur me dy rastet, të dyshuar janë 5 persona, 3 prej të cilëve kërkohet paraburgim, një është jashtë vendit, kurse një person për momentin është në stacionin policor.

Paraprakisht, lidhur me veprat penale ishte gjetur një makinë e djegur “Citroen” dhe pas ekspertizave të kryera janë siguruar dëshmi materiale për implikimin e personave, për cka pas dokumentimit të rastit, në koordinim me Prokurorin Publik do të parashtrohen kallëzime adekuate penale.

Nga hetimet është konstatuar se dy vrasjet janë kryer nga persona të njëjtë me motive “përfitimi”.

Gjithashtu nga masat e realizuara operative është konstatuar se e mitura V.GJ, është marrë me automjet nga hyrja e vendbanimit, kurse nga informacionet e siguruara është kosntatuar se është vrarë ditën e njëjtë më 27.11.2023 rreth orës 10.00.

Ekspertizë në dy lokacionet ku janë gjetur trupat e pajetë të të zhdukurve kanë bërë Prokurorë Publik nga PTHP-Shkup dhe PTHP-Veles.

Janë dhënë urdhëra për obduksionin e trupave të viktimave dhe për identifikimin adekuat. Gjithashtu, janë dhënë urdhëra për grumbullimin dhe ekspertizën e të gjith gjurmëve dhe dëshmive nga dy lokacionet.

Kundrejt të gjitha spekulimeve dhe dezinformatave, sipas së cilëve ky rast ka prapavijë etnike, njoftojmë se të gjithë të dyshuarit i takojnë përkatësisë etnike maqedonase – njofton PTHP-ja dhe MPB-ja.