Lidhja Europiane për Ndryshim: Më 9 maj nuk do të kremtohet vetëm Dita e Europës dhe fitorja kundër fashizmit, por edhe fitorja kundër këtij regjimi të korruptuar, antieuropian dhe antiqytetar

Ndonëse pa praninë tonë, sot u dakordua edhe data e zgjedhjeve të
ardhshme parlamentare. Megjithëse kërkesa jonë ishte që ato të mbahen në
rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, më 28 prill, qenka vendosur
që ato të mbahen në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, më 8 maj
2024. Në të vërtetë, kjo datë edhe nuk përbën problem të madh për ne,
por është jashtëzakonisht e rëndësishme që tash të plotësohet përbërja
e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, për çfarë ne do të insistojmë dhe nuk
do të heqim dorë për asnjë çmim.
Me këtë rast Lidhja Europiane për Ndryshim dëshiron të theksojë se
caktimi i zgjedhjeve është edhe pranimi i humbjes së këtij pushteti
antiqytetar. Ata më në fund u dorëzuan dhe e kanë pranuar fundin. Pas
këtyre zgjedhjeve, pra më 9 maj të vitit 2024, nuk do të kremtohet vetëm
Dita e Europës dhe fitorja kundër fashizmit, por kjo ditë do të jetë
festë e fitores edhe kundër këtij regjimi të korruptuar, antieuropian
dhe antiqytetar.
Në frymë të këtij vendimi, u bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë të
qetë, por edhe të mobilizuar, sepse ashtu siç e dërguam në pension
politik dhe në syrgjyn Nikolla Gruevskin më 2016, ka ardhur koha që ta
pensionojmë edhe pjesën e dytë të këtij regjimi – Bashkimin Demokratik
për Integrim, që tashmë është bërë i njohur si pronar i kazinove dhe
lojërave të fatit, të cilat megjithatë në këto zgjedhje nuk do t’i
sjellin fat, por vetëm kob.

Marketing

Fitorja po afron!