Këngëtari i njohur shqiptar e ‘braktis’ Shqipërinë

Ardit Çuni ka qenë një personazh shumë i përfolur përgjatë dy viteve të fundit si shkak i pjesëmarrjes së tij në “Big Brother VIP Albania” në edicionin e parë, më pas si konkurrent finalist në “Dancing with the Stars”, gjithashtu edhe në rolin e opinionistit në “Big Brother Fan Club“ të edicionit të dytë.

Marketing

Prej disa kohësh, Ardit është shkëputur nga angazhimet e tij artistike dhe është parë shpesh të udhëtojë drejt Amerikës.

Mesa duket qëndrimi i këngëtarit për një kohë të gjatë në Amerikë e paska një qëllim pasi artisti duket se ka planifikuar të zhvendoset përfundimisht në Amerikë.

Përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, këngëtari ka treguar se është pajisur me letrat amerikane, ‘green card’.

“Jam zyrtarisht një rezident amerikan”, shkruan këngëtari i njohur në një prej postimeve të bërë në Instastory, ku shihet nën shoqërinë e disa miqve për të festuar.

“Sot festuam rezidencën time të re amerikane me disa miq të mrekullueshëm”, shton më tej Çuni.

Ai ka falenderuar gjithashtu personat që kanë bërë të mundur që ai të pajiset me letra brenda një periudhë shumë të shkurtër kohore.

Marketing