Kaos në Kuvendin e Shqipërisë – Sali Berisha përjashtohet për 10 ditë bashkë me pesë deputetë të tjerë

Komisionin e Etikës ka përjashtuar me dhjetë ditë nga Kuvendi, Sali Berishën dhe 5 deputetë të tjerë, që e mbështetën në tensionim dhe kaosin e krijuar në Kuvend, në seancën plenare që u mbajt ditën e hënë.

Marketing

Përveç Berishës, janë përjashtuar për 10 ditë janë deputetët Gazment Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka, Elda Hoti dhe Flamur Noka.

Ishte mazhoranca ajo e cila, iu drejtua me një kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla për përjashtimin e deputetëve të sipërpërmendur.

Sipas PS-së, këto sjellje të përsëritura të deputetëve të opozitës, janë në shkelje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.

Skenat e dhunës dhe kaosi kanë shoqëruar seancat plenare me protagonistë deputetët e “Folotres”. Por, sjelljet e tyre nuk janë toleruar aspak nga Komisioni i Etikës, i cili ke vepruar me “dorë të hekurt” duke përjashtuar deputetët për disa ditë nga punimet e Kuvendit.