Xhaferi: Me përkushtim do ta ushtroj pozitën e kryeministrit (VIDEO)

Kryeparlamentari Talat Xhaferi përmes një video të publikuar ka reaguar pas deklaratës së Bujar Osmanit se BDI-ja do të propozojë Talat Xhaferin për kryeministër teknik. Sipas Xhaferit, ky nominim do të thotë respekt dhe besim i veçantë nga organet partiake.

Marketing

“Me rastin e nominimit nga organet partiake që të jem bartës i funksionit të ardhshëm i Qeverisë teknike, për mua do të thotë respekt dhe besim i veçantë nga organet partiake për të më nominuar në këtë detyrë. Besoj se me përgjegjësi më të madhe do të përgjigjem ndaj detyrës së re që më është besuar dhe shpresoj se do të realizohen pritshmëritë e qytetarëve”, tha Xhaferi.
Ai shtoi se ashtu siç ka ushtruar detyrat paraprake, edhe këtë detyrë do ta ushtrojë me përkushtim.

Ndryshe, Talat Xhaferi pritet të emërohet për kryeministër më 28 janar dhe do të jetë kryeministër teknik deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. Zgjedhjet e ardhshme kuvendare do të mbahen më 8 maj bashkë me zgjedhjet presidenciale dhe janë zgjedhjet e para të rregullta pas 17 viteve. https://fb.watch/oPfMZSLDXM/?mibextid=Nif5oz