Serbia po armatoset, kontrata të reja për shtimin e prodhimit të armëve

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka rritur investimet në armatime. Një paketë e re prej 100 milionë eurosh financime është nënshkruar mes Ministrisë së mbrojtjes dhe Industrisë së Prodhimit të Armëve në këtë shtet.

Marketing

Sipas njoftimit zyrtarë të ministrisë, bëhet fjalë për produkte ushtarake të reja që do të investohen në forcat e armatosura të Serbisë. Paratë do të përdoren prodhim armësh të reja, si dhe për një pjesë të fabrikave që prodhojnë materiale ushtarake.

Në fillim të këtij viti, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se do të jepte fondin më të madh që është dhënë për ushtrinë serbe. Bëhet fjalë për një investim prej 750 milionë dollarësh, me të cilat do të blihen armë të reja dhe do të modernizohen fabrikat aktuale të prodhimit. Serbia ka rreth 22 mijë trupa aktive ushtarake dhe vlerësohet si një nga shtetet e rajonit që eksporton më shumë armë.