Kurti takon kancelarin Scholz: Ndamë vizionin e përbashkët për përparim e drejtësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz gjatë Kongresit të Partisë Socialdemokrate që po zhvillon punimet në Berlin.

Marketing

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti shkruan se bisedoi me kancelarin gjerman për marrëdhëniet dypalëshe dhe vizionin e përbashkët për drejtësi dhe prosperitet.

“Kënaqësi të marr pjesë në kongresin e partisë SPD në këtë vit, ku pata një takim të frytshëm me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ku nënvizuam fuqinë e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe vizionin tonë të përbashkët si socialdemokratë që nxisin drejtësinë, përparimin dhe prosperitetin për qytetarët tanë”, shkruan Kurti.