Spasovski: Hetimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes nuk mund të bëhet në media, por në Prokurori

Hetimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit nuk mund të bëhet në media, ai duhet të bëhet në Prokurorinë Publike, tha sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në të cilat janë kërkuar informata shtesë për këto dy vrasje, shkruan Alsat.

Marketing

“Me paraqitjen e kallëzimit penal, i gjithë hetimi shkon në Prokurorinë Themelore Publike (PTHP). Të gjitha këto detaje shqyrtohen në Prokurorinë Publike në bazë të të dhënave apo të dhënave të mbledhura që do të grumbullohen nga Prokuroria Publike. Pra, nuk do të mund të ndaj më shumë informata, dhe kjo nuk është e mirë për hetimin sepse ne nuk mund ta bëjmë atë në media, duhet të bëhet në Prokurorinë Publike”, tha Spasovski./Alsat.mk