“Ishte ora 16:30 dhe sapo kisha mësuar se gjyshi im Giovanni kishte vdekur. Vendosa të notoja dhe nuk shkova shumë larg bregut. Mora një kamera për të filmuar, siç bëj gjithmonë. Pak pasi kisha hyrë në ujë, ndjeva një dhimbje të tmerrshme në këmbë. Ishte një peshkaqen. Nuk kisha aspak kohë për të reaguar, por kuptova menjëherë se peshkaqeni po më tërhiqte, ashtu siç bën me gjahun e tij. Në një moment, arrita t’i shkëputem dhe ndeza kamerën për të xhiruar lamtumirën time nga kjo botë. Për fat të mirë, një mik i imi, instruktori i zhytjes Tommaso Agosti, kuptoi se çfarë po ndodhte dhe erdhi më shpëtoi duke me nxjerrë në breg. Ai më shtrëngoi këmbën, nga e cila po humbisja shumë gjak. Më pas arriti helikopteri dhe makthi mori fund fatmirësisht, edhe pse me një këmbë të këputur nga peshkaqeni. Të paktën, unë jam gjallë. Më ka mbrojtur gjyshi”, tha i riu për mediat italiane. https://youtu.be/97yCsggRpro?si=McPohqqG3F1bcoG-