Kanë vazhduar edhe sot protestat në Komunën Çashkë ,banorët maqedonas të së cilës janë kundër mësimit në gjuhën shqipe.Gazetari i Tetovasot Nevrij Ademi ndodhet atje për të sjellë detaje të reja rreth zhvillimeve të sotme në ndërkohë që në protestë janë edhe forca policore .
Mësimi në gjuhën shqipe është kthyer në motiv protestash për banorët e komunës Çashkë, në Maqedoninë e Veriut. Banorët e kësaj zone nuk kanë lejuar zhvillimin normal të mësimit në shkollën fillore “Todor Janev”. Ata kërkojnë shfuqizimin e paraleles shqipe, rikthimin e kompetencave të arsimit Komunës Çashkë si dhe shqyrtimin e punës së drejtoreshes dhe Këshillit të prindërve.
Ata bllokuan të hënën kur nisën edhe këto protesta,drejtoreshën dhe mësues të shkollës, duke mos i lejuar të futen në godinë.
Një reagim për situatën e krijuar ka pasur edhe nga Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, i cila tha se çdo ditë e humbur nga mësimi është në dëm të fëmijëve.
Ai shtoi se gjendja e krijuar në Çashkë dhe organizimi i protestave kundër mësimit shqip është nxitur nga persona të caktuar nga opozita maqedonase, duke aluduar te deputeti i VMRO-DPMNE-së, Igor Zdravskovski i cili pak ditë më parë personalisht mori pjesë në protesta.
“Sipas informacioneve që kam unë mendoj që ka nxitje politike. E them këtë sepse edhe ju jeni dëshmitarë të një deklarate të një deputeti të opozitës i cili bën qoftë edhe thirrje për protestë dhe mbështetje të kësaj iniciative. Nga deklarata e deputetit të opozitës mund të shihet që thirrja e tij është kundër paraleles në gjuhën shqipe”, deklaroi Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës