Mexhiti: 5% shqiptarë në Mal të Zi kishin kryeministër politik – kryeministri teknik s’është arritje!

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, thotë se posti i kryeministri teknik në RMV, nuk është ndonjë arritje e madhe për shqiptarët.

Marketing

“Shqiptarët në Mal të Zi janë 5% dhe patën një kryeministër politik, nuk është ndonjë e arritur. Historikisht kemi patur edhe kryetar shteti në ish-Jugosllavi. Tanimë ka një simbolikë, por ky nuk është kryeministër politik, por kryeministër teknik dhe organizator i zgjedhjeve, asgjë më tepër. Më tepër është bërë lëvizja që nëse ngatërrohen procedurat ligjore apo afatet mos të vjen puna që kryetari i parlamentit të jetë edhe kryetar shteti, por të fuzionohen dy postet. Më tepër është bërë si kërkesë e LSDM-së. Sido që të jetë është një lëvizje simbolike. ne do ta përkrahim vetëm për shkak të simbolikës, por nuk presim asgjë vec pasurimit të karrierës së zotit Xhaferi”, tha Mexhiti