Revoltë në Kuvend për anëtarët e KSHZ-së! Zendeli: Pse luani me logjikën e BDI-së dhe ASH-së për manipulim të zgjedhjeve? (VIDEO)

Tensione në seancën e sotme të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve në Kuvend, shkruan TV21. Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli u revoltua pasi u hodh poshtë kandidatura e Abdush Demirit për anëtar të opozitës në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.
“Nuk ju kuptoj juve të LSDM-së, pse luani me logjikën e BDI-së dhe Aleancës. Dihet loja e tyre, korrupsioni, krimi, Soravia, Arbëria, kjo është politika e tyre. Ju vazhdoni me logjikën e tyre. Nuk mund të kuptoj as kryetaren as juve tjerëve. Pse luani me këtë logjikë. Logjikën e manipulimit të zgjedhjeve”, tha Zendeli i revoltuar.
https://fb.watch/oVqCYlfm5g/?mibextid=Nif5oz

Marketing