Në Universitetin e Tetovës, më 12 dhjetor 2023 u mbajt mbledhje për konstituimin e Kuvendit të Sindikatës së punonjësve të këtij institucioni. Në këtë mbledhje, me shumicë votash, për kryetar të Sindikatës u zgjodh Prof. Dr. Shefket Dehari, ndërsa nënkryetar u zgjodh Ali Salihi.
Në mbledhjen e Kuvendit themelues të Sindikatës së punonjësve të Universitetit të Tetovës, të pranishëm ishin 28 anëtarë të propozuar nga njësitë akademike, kurse pas diskutimeve të hollësishme, me shumicë votash u mor vendimi për konstituimin e Kuvendit dhe miratimin e Statutit të Sindikatës së punonjësve të Universitetit të Tetovës.
Prof. Dr. Shefket Dehari është ligjërues në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Tetovës dhe përpos procesit arsimor ka shënuar suksese edhe në veprimtarinë kërkimore-shkencore, si në botimin e studimeve në revista të njohura ndërkombëtare, por edhe në konferenca, simpoziume dhe tubime të tjera shkencore në lëmin e shkencave të natyrës.