Liverpooli humb te Royale Unioni, Roma fiton bindshëm në “Olimpico”

Kanë përfunduar disa nga ndeshjet e mbrëmjes në Ligën e Evropës.

Marketing

Liverpooli ka pësuar disfatë 2:1 në udhëtim te Royale Unioni, shkruan lajmi.net.

Amoura hapi serinë e golave në minutën e 32-të të përballjes, për ta barazuar më pas QËuansah tetë minuta më vonë.

Puertas me golin e minutës së 43-të vulosi epilogun përfundimtar të takimit.

Përkundër humbjes, Liverpooli kalon grupin si lider me 12 pikë, një më shumë se Toulouse. Royale Union është e treta me tetë pikë, ndërsa Grupin E e mbyll LASK me tri pikë.

Roma ka shënuar fitore bindëse 3:0 kundër Sheriff Tiraspolit, në stadiumin “Olimpico”.

Lukaku në minutën e 11-të, Belotti në minutën e 32-të dhe Pisilli në minutën e tretë shtesë vulosën fitoren e Romës.

Roma me këtë fitore kalon tutje nga pozita e dytë me 13 pikë, dy më pak se Slavia Praga lidere me 15 pikë.

Servette ka pesë pikë në pozitën e tretë, e Sheriff Tiraspoli me një pikë mbyll renditjen tabelore në Grupin G.