Gjeorgjia merr statusin e kandidatit për BE

Këshilli Evropian ka vendosur sot të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë, ndërsa Gjeorgjia ka marrë statusin e vendit kandidat.

Marketing

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në rrjetin social X, tha se Gjeorgjia ka marrë statusin e vendit kandidat.

Ai ka bërë të ditur se BE-ja do të hapë negociatat me Bosnje e Hercegovinën sapo të arrihen kriteret e anëtarësimit, duke ftuar komisionin të raportojë deri në mars me synimin për të marrë një vendim të tillë.

”Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë. EUCO i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit. Dhe BE-ja do të hapë negociatat me Bosnje dhe Hercegovinën sapo të arrihet shkalla e nevojshme e përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit dhe ka ftuar komisionin të raportojë deri në mars me synimin për të marrë një vendim të tillë. Një sinjal i qartë shprese për popullin e tyre dhe për kontinentin tonë”, shkruan Michel.