Goditi gjyqtarin, presidenti i Ankaragucut përjashtohet përjetësisht nga federata turke

Faruk Koca, presidenti i klubit turk, Ankaragucu është përjashtuar përjetësisht nga Federata e Futbollit e Turqisë.

Marketing

Bordi i federatës ka vendosur që pronari i Ankaragucus të paguajë edhe gjobë prej 54 mijë dollarësh dhe që klubi pesë ndeshjet e ardhshme si vendas t’i luajë pa tifozë.

Ish-presidenti i klubit turk Ankaragucu u dënua me përjashtim të përjetshëm nga federata e futbollit të Turqisë të enjten pasi goditi një gjyqtar pas një loje në fillim të kësaj jave.

Koca, i cili u përfol si një kandidat i mundshëm për kryetar bashkie të Ankarasë, më pas dha dorëheqjen nga posti i tij, ndërsa të gjitha ndeshjet e ligës turke janë pezulluar deri më 19 dhjetor.

Koca dukej se ishte i indinjuar me Meler për përjashtimin e njërit prej lojtarëve të tij dhe më pas pranimin e një goli në minutat shtesë.