Qeveria teknike, së shpejti takim liderësh Kovaçevski – Mickoski

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, paralajmëron se së shpejti pret të ketë takim me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në temë “Qeveria teknike”. I pyetur se kur do të takohen me Mickoskin, Kovaçevski u përgjigj se kjo do të ndodhë së shpejti, por siç tha ai, për shkak se bëhet fjalë për çështje teknike, ky takim nuk do të jetë takim pompoz liderësh. Sipas tij, Qeveria teknike është obligim ligjor dhe ligjet duhen respektuar.

Marketing

“Nëse flasim për sundimin e së drejtës, atëherë nuk mund të themi se një ligj do të respektohet dhe ligji tjetër nuk do të respektohet, ose do të respektohet ky ligj siç është shkruar dhe tjetri do të respektohet në një mënyrë tjetër. Detyrimi im ligjor është 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve si kryetar i Qeverisë që të dorëzoj dorëheqjen time dhe këtë do ta bëj brenda afatit ligjor dhe obligim i partive politike, sipas ligjit është që të delegojnë përfaqësuesit e tyre në Qeverinë teknike, që do t’i realizojë zgjedhjet.”, – theksoi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.