Kasami akuzon Policinë për mosndërmarrjen e masave për kaosin në trafikun e qytetit

Kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka akuzuar Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës për kaosin në trafik dhe makinat e parkuara vend e pa vend, shkruan Alsat.

Marketing

Kasami thotë se nuk po merren masa as për automjetet për shkarkimin e mallrave. Ai kërkoi nga policia e Tetovës që t’i përgjigjet kërkesave të komunës për bashkëpunim.

“Atë që ne përditë e jetojmë në Tetovë me rrugë e trotuare të bllokuara, sot e shohim edhe në vepër se si komunikacioni është i bllokuar, ndërsa nuk e shohim askund policinë të intervenoj. Ajo që është më problematike në gjithë këtë situatë, lere që edhe parkingjet zyrtare që menaxhohen nga komuna janë bllokuar se nuk shfrytëzohen dot nga qytetarët, edhe stacionet e transportit publik janë të bllokuara, dhe në pjesën më të madhe, autobusët ndalen në rrugë për të marre e lënë qytetarët. Kjo ndodh edhe në vendet ku janë mbeturinat meqë rezultojnë të bllokuara nga qytetarët dhe kamionët e ndërmarrjes nuk mund të kryejnë punën e tyre si duhet”, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, duke hedhur poshtë pretendimet e Kasamit. Sipas policisë janë shqiptuar mijëra gjoba.(Alsat)