Uniforma e Messit thyen rekordin, në ankand edhe fanellat kuqezi

Mbrëmjen e së enjtes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngjarja më e përfolur ishte shitja praj 7.8 milion dollarësh për 6 fanellat e Lionel Messit, të veshura gjashtë ndeshjeve të Botërorit të Katarit 2022, përfshirë edhe fanellën e ndeshjes finale Argjentinë-Francë.

Marketing

Një shifër thuajse e pabesueshme, por që ankande të tilla në Amerikë kanë parë edhe më shumë se kaq. Rekordin e fanellës sportive më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë e mban fanella e Michael Jordan, e veshur në finalet e vitit 1998, e cila arriti vlerën e 10.1 milion dollarësh, apo ajo e Diego Armando Maradonës, e cila u shit për 9.28 milion dollarë, në një ankand sërish në Shtetet e Bashkuara në maj të vitit 2022.

I gjithë ankandi për fanellat e Lionel Messit ka zgjatur më pak se një muaj, ai startoi me njoftimin e vetë Messit nga 30 nëntori dhe përfundoi më 14 dhjetor.

Ndërkohë për herë të parë në historinë e këtij tregu që ngjan shumë i largët për vendin tonë kanë qenë edhe fanellat e lojtarëve të përfaqësueses shqiptare. Bëhet fjalë për fanellat e lojtarëve të veshura gjatë këtij perkursioni perfekt, thuajse gjatë eliminatoreve të kampionatit europian Gjermani 2024.

Marrëveshja që kishte bërë Federata Shqiptare e futbollit me kompaninë ndërkombëtare Match Worm Shirt, në mars të këtij viti, ka patur një impakt pozitiv. Në përfundim të këtyre eliminatoreve dhe ankandeve të kryera për çdo ndeshje që ka luajtur përfaqësuesja jonë, rezulton se fanella që ka arritur vlerën më të lartë të shitjes është ajo e Nedim Bajramit, për vlerën 1488 stërlina, apo rreth 1900 euro.

Bëhet fjalë për fanellën që mesfushori i përfaqësueses së shqipërisë veshi në ndeshjen Ceki-Shqipëri, ku realizoi edhe golin spektakolar të barazimit 1-1.

Marrëveshja që FSHF dhe Match Worn Shirt firmosi ishte të bënte me mundësi që mund të gjeneronte fonde për t’u përdorur për bamirësi dhe shtresat në nevojë. Pas 9 ndeshjesh që fanellat e disa lojtarëve kanë qenë pjesë e këtij ankandi MatchWornShirt ka grumbulluar rreth 52 mijë stërlina apo rreth 60 mijë euro.