Poliklinika “Hekurana” me pajisje të reja për skriningun e kancerit në gji

Poliklinika “Hekurana” mori pajisje të reja mjekësore. Ministria e Shëndetësisë ka siguruar një mamografi digjitale me stereotaksi dhe një aparat ekografie me dy sonda. Ministri Mexhiti theksoi se mamografia digjitale është metodë moderne për skriningun e kancerit të gjirit në fazë të hershme.

Marketing

“Sot po promovojmë pajisjen e re mjekësore – mamografi digjitale me stereotaksi dhe ekografi me dy sonda, të blera nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë në vlerë rreth 14 milionë denarë. Mamografia digjitale përfaqëson pajisjen më të sofistikuar që përdoret në të gjitha institucionet shëndetësore në mbarë botën dhe konsiderohet një metodë moderne për skriningun e kancerit të gjirit në një fazë të hershme.”, – deklaroi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Me blerjen e aparatit do të ngrihet dhe përshpejtohet cilësia e kujdesit shëndetësor për pacientët.

“Dua të apeloj për rëndësinë e kontrolleve të rregullta tek gratë dhe në të njëjtin program të skriningut mund të kyçen edhe gratë nga mosha 40 deri në 44 vjet, të cilët në familje kanë ndonjë të afërt nga kjo sëmundje serioze, munden me vetiniciativë të paraqiten për skrining përmes veb platformës skrining.zdravstvo.gov.mk ose përmes numrit të telefonit 15 444.”, – theksoi zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manolleva.

Mexhiti po ashtu theksoi se për vitin e ardhshëm është planifikuar rritja e numrit të kabineteve të skriningut të kancerit të gjirit sipas rregullave dhe protokolleve të vendosura, të miratuara nga Komisioni Kombëtar i Skriningut dhe Zbulimit të Hershëm të Kancerit të Gjirit.

Potencoi se po ashtu po krijohet ambulanca e skriningut e Kirurgjisë Torakale për skriningun e pacientëve të cilët kanë bërë eko mamografi, biopsi dhe konstatim të konfirmuar histopatologjik dhe mund të referohen direkt nga radiologu specialist në Klinikën Torakale për termin për operacion.