Grubi ka një thirrje për të rinjtë

Zëvendësministri i Maqedonisë Artan Grubi thotë se, Bashkimi Demokratik për Integrim është akademi politike që i jep mundësinë çdo të riu e të reje të shpalos potencialin që ka, të vendosë kreativitetin ideor në shërbim të së mirës së përgjithshme.

Marketing

“Përgëzoj rininë dhe degën e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë për inicimin e një procesi demokratik zgjedhor, i cili duke e parë përkushtimin dhe interesimin e treguar jam i bindur se do të përfundojë me sukses të plotë.

Bëj thirrje deri te të gjithë të rinjtë t’ju bashkangjiten strukturave tona, vend meritor ka për të gjithë.

Rini e dashur, koha është e juaja, shfrytëzojeni atë për të kontribuar me atë energji pozitive për përparimin tuaj individual dhe të vendlindjes suaj që ka nevojë të jashtëzakonshme për atë energji e sinqeritet veprimi.

Mbështetjen e Ali Ahmetit dhe secilit nga ne në Bashkimin Demokratik për Integrim do e keni gjithmonë!

Ju priftë e mbara!”, ka shkruar ai