Chelsea rikthehet te fitorja, Armando Broja nuk shënoi gol dhe me portë bosh (VIDEO)

Armando Broja vijon të marrë minuta të vlefshme për të gjetur formën perfekte te Chelsea, pas dëmtimit që e mbajti larg fushës së blertë për të paktën 9 muaj.

Marketing

Ylli kuqezi u hodh në fushë nga tekniku Mauricio Pochetino në minutën e ’75 të sfidës me Sheffield United, duke zëvendësuar Raheem Sterling, por nuk ia doli të lërë gjurmë në minutat e luajtura.

Blutë e Londrës ishin duke fituar 2-0 me golat e Nicolas Jackson dhe Cole Palmer.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare pati një shans të artë për të shënuar golin e tretë të sfidës në minutën e ‘83, por dështoi me sukses ta dërgonte asistin perfekt të Palmer në rrjetë.

Edhe pse ndodhej vetëm 1 metër larg portës së boshatisur të Sheffield, Broja e dërgoi topin jashtë, duke bërë më të vështirën.

Në përfundim të ndeshjes Broja u vlerësua me një notë mesatare 6.6.