Futbollisti pësoi sulm në zemër në fushë, ekipi anglez del me njoftim

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Premierligën angleze, ku në ndeshjen Bournemouth-Luton Town, kapiteni i mysafirëve, Tom Lockyer ka rënë në tokë pa ndjenja.

Marketing

I menjëhershëm ishte ndërhyrja e ekipeve mjekësore, ndërsa ndeshja u ndërpre.

E ekipi i Lutonit ka dalë me një komunikatë, teksa ka treguar se futbollistit i janë rikthyer ndjenjat dhe është i vetëdijshëm.

Ai aktualisht gjendet në spital ku po u nënshtrohet testeve të mëtejshme.

Luton Town konfirmoi se Lockyer kishte pësuar sulm në zemër.

Stafi ynë mjekësor ka konfirmuar se kapiteni i Hatters pësoi arrest kardiak në fushë, por u reagua në kohën kur ai u ngrit në barelë.