Fatime Fetai e synon këtë post

Fatime Fetai, prokurorja e Prokurorisë së Lartë të Shkupit, por e njohur si ish-prokurorja e Speciales është një nga kandidatet që ka konkurruar për postin e kryeprokurores së përgjithshme të Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Përpos saj në garë janë edhe prokurorja Lidija Raiçeviq nga Prokuroria Themelore dhe Ljupço Kocevski nga Prokuroria Publike Republikane.

Konkursi për zëvendësimin e kryeprokurorit të deritanishëm, Lubomir Jovevski u shpall në fund të muajit të kaluar, ndërsa zgjedhja e pasardhësit të ri pritet të zgjedhet brenda një periudhe të shkurtër.