Shqiptarja nga Pazari i Ri: Mos e lini Beogradin të fitojë sonte në Sanxhak!

“Të dashur vëllezër dhe motra nga Sanxhaku, mos e lini Beogradin të fitojë sonte në Sanxhak!”, ka shkruar me një postim aktivistja shqiptare në Sanxhak, Amina Nuraj.

Marketing

Amina Nuraj ka kaluar një pjesë të jetës duke mos e ditur kombësinë e saj.

Familja e saj ishte e detyruar ta fsheh faktin që janë shqiptarë, për arsye se ishin gjithmonë të rrezikuar gjatë qëndrimit në Serbi.

E lindur dhe e rritur në Novi Pazar , për 15 vite nuk e ka ditur që është shqiptare.

Është Amina Nuraj, tashmë 25 vjeçare , ajo e cila flet me shumë dashuri për shqiptarët dhe atdheun.

Ajo ka kryer shkollën fillore dhe të mesme atje, të gjitha në gjuhën serbe, përcjell INA.

Kur ishte 15 vjeç , ka filluar të mësoj gjuhën shqipe, të cilën sot e flet shumë mirë.

“Në Sanxhak të gjitha mësimet janë në serbisht pasi nuk ka drejtësi për ata që dëshirojnë të mësojnë gjuhën e nënës. Është trishtim që sot fëmijët e Sanxhakut nuk e dinë gjuhën e nënës”, deklaroi më tej Amina Nuraj, e cila sot udhëheq zyrën e Këshillit Nacional Shqiptar në Sanxhak.

Marketing