Shtohet numri i policëve në pikat kufitare, shkak zgjedhjet në Serbi

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka angazhuar personel shtesë në pikat kufitare në mënyre që ta menaxhojë fluksin e krijuar për shkak të zgjedhjeve që po mbahen në Serbi.

Marketing

“Po ashtu policia edhe në pikat e kalimit kufitar ka ndërmarrë hapa konkret përfshirë edhe shtimin e personelit policorë për të përballuar më shumë kalime kufitare se ditëve të tjera. Të gjitha angazhimet policore në terren, përfshirë ato kufitare do të zbatohen sipas procedurave të parapara ligjore, me qëllim të ofrimit të sigurisë, ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe mundësimit të qarkullimit dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovë, bazuar në obligimet që dalin nga ligjet e vendit, është çdo herë e angazhuar në realizimin e detyrave të përgjithshme, për të ofruar rend e qetësi publike, për të siguruar liri të lëvizjes e për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve pa dallim.

Zgjedhjet që po mbahen sot në Serbi, kanë bërë që disa qytetarë të Republikës së Kosovës të udhëtojnë drejt Serbisë, andaj me qëllim që të sigurohet një qarkullim i lirë i qytetarëve të cilët udhëtojnë për në Serbi, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e duhura në mënyrë që liria e lëvizjes të jetë e garantuar.

Po ashtu policia edhe në pikat e kalimit kufitar ka ndërmarrë hapa konkret përfshirë edhe shtimin e personelit policorë për të përballuar më shumë kalime kufitare se ditëve të tjera. Të gjitha angazhimet policore në terren, përfshirë ato kufitare do të zbatohen sipas procedurave të parapara ligjore, me qëllim të ofrimit të sigurisë, ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe mundësimit të qarkullimit dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Për shkak të fluksit të qytetarëve dhe procedurave kufitare, ka ndikuar në krijimin e disa pritjeve të kalimit kufitar në disa pikë kalime kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me Serbin, ku për të shmangur këto pritje Policia e Kosovës ka angazhuar personel shtesë, në mënyrë që të kemi një menaxhim sa më efikas të kufijve shtetëror ashtu siç parashihet edhe me MIK, (menaxhimi i integruar i kufirit).

Policia e Kosovës, sipas mandatit të saj ligjor e kushtetues dhe sipas planifikimeve operacionale, do të kujdeset për ruajtjen e rendit kushtetues, ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve të cilët në mënyrë të organizuar apo çfarëdo forme tjetër do të lëvizin brenda Republikës së Kosovës për në drejtim të Serbisë dhe anasjelltas.

Marketing