Franca bën thirrje për armëpushim ‘të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm’ në Gaza

Franca ka bërë thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm” në luftën Izrael-Hamas, duke thënë se është thellësisht e shqetësuar për situatën në Gaza.

Marketing

Ministrja e Jashtme, Catherine Colonna shtoi se shumë civilë po vriteshin, raporton CNN.
Ndërsa ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen tha se një armëpushim do të ishte një gabim, duke e përshkruar atë si një dhuratë për Hamasin.

Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania më herët bënë thirrje për një “armëpushim të qëndrueshëm”, por nuk thanë se duhet të ishte i menjëhershëm.

Marketing