Zgjerimi gjeopolitik i BE-së, Kovaçevski: Kishim portë të zbrazët, nuk goditëm për shkak të VMRO-DPMNE-së

Moshapja e kapitujve në negociatat me BE-në në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel vazhdon ta shqetësojë kryeministrin, Dimitar Kovaçevski. Kovaçevski sërish e fajësoi opozitaren, VMRO-DPMNE, se ka larguar vendin nga rrugëtimi evropian. Edhe në Samitin e fundit në Bruksel vendi e mori konkluzën më të shkurtër dhe kjo do të thotë skrining të përfunduar, reforma të realizuara me sukses, por për shkak të mosrealizimit të ndryshimeve kushtetuese nuk u caktua konferenca e dytë ndërqeveritare dhe me këtë u shtynë edhe negociatat e aderimit në BE.

Marketing

“Ne tani kishim portë të zbrazët, penalti të pastër, por për shkak të VMRO-DPMNE-së, të Majtës dhe Lidhjes Demokratike, nuk goditëm. Kjo është ajo që ndodhi. Rrezik i vjetër, i njëjtë, lojtarë të njëjtë. Duhet të jemi të sinqertë. Atë që po dëgjojmë sot është ndryshim i tezave. A është realizuar kjo reformë ose nuk është realizuar, kjo është ndryshim i tezave. Ne arritëm përfundimin që është në një paragraf që asnjëherë nuk ka qenë ashtu i qartë. Fillimisht amendamentet dhe fillon hapja e kapitujve. Të gjithë kapitujt do të hapen në të njëjtën kohë.”, – deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Mariçiq: Të sqarohet beteja për arritjen e konsensusit

Me retorikë të njëjtë edhe zëvendëskryeministri, Mariçiq. Ai tha se nuk është habitur nga vendimi i Këshillit Evropian në Bruksel. Janë dashur dy të tretat e votave për miratimin e ndryshimeve e kushtetuese, gjë që sipas Mariçiq, nuk ndodhi.

“Ne mbaruam skriningun me sukses, sepse kishim entuziazëm. Atë që nuk e kishim është konsensus për anëtarësim në BE deri në vitin 2030, dhe kjo na nevojitet për momentin në Kuvend dhe kjo duhet t’u sqarohet deputetëve, por edhe qytetarëve se beteja kryesore politike e vendit në këtë moment është beteja për konsensus për anëtarësimin e vendit në BE deri në vitin 2030.”, – theksoi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

Culakis: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, proces që do të ecë me vështirësi

Zgjerimi i ri i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor do të shkojë më vështirë, sepse këto vende janë politikisht më jostabile, kanë rritje të dobët ekonomike, si dhe realizim të ngadalësuar të reformave në gjyqësor, fillimi i negociatave nuk do të thotë se këto shtete do të shërohen nga këto sëmundje të detektuara, potencon përfaqësuesi i Fondacinit për Politikë të Jashtme, Cukalis.

“Aderimi drejt BE-së nuk do të thotë se është ilaç magjik, që shëron të gjitha sëmundjet për vendet që janë aspirante për aderim drejt BE-së. Është e saktë që shumë vende në Evropë, por edhe Greqia shumë dallojnë nga ajo që do të ishin nëse nuk hynin në BE. Greqia dhe Spanja janë vende më ndryshe si rezultat e aderimit në BE. Kjo është vështirë të thuhet se sa dallojnë, por ndryshimi është tejet evident.”, – theksoi Llukas Cukalis nga Fondacioni për Politikë të Jashtme Evropiane.

Edhe kryetarja e Politikum, Radmilla Shekerinska, potencoi se BE-ja duhet të ulet herë pas here në tryezën dypalëshe me Bullgarinë. Sipas saj, ne nuk kemi vetëm fqinjin, por edhe fuqinë e tij politike, e cila buron nga anëtarësimi në BE krahas dëshirës sonë për t’u bërë anëtare e Unionit. Ajo më tej shtoi se BE-ja duhet të ndihmojë për të gjetur një proces të qëndrueshëm dhe produktiv.