“Vlon” Agjencia e Punësimit, qytetarët aplikojnë për ndihmën e fëmijëve prej 20 euro (VIDEO)

Një numër i madh i qytetarëve kanë vërshuar zyrat e Agjencisë së Punësimit në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Ata po i nxjerrin dokumentet e nevojshme për të aplikuar për tu pajisur me vërtetime që nuk janë të punësuar, për t’a marrë ndihmën financiare nga qeveria për fëmijët që janë në shkollë.

Ndihma prej 1200 deri 1800 denarë apo 20 deri në 30 euro, i ka mobilizuar mijëra qytetarë që dëshirojnë përfitimin e kësaj ndihme. Kjo ndihmë do jetë për gjashtë muaj.

Këtë masë do ta përfitojnë edhe familjet që kanë të ardhura mujore deri 50 mijë denarë.(INA)

https://ina-online.net/wp-content/uploads/2023/12/temp_CFNetworkDownload_7jqTLD.mp4?_=1