Stoltenberg: Tensionet në Ballkan janë rritur

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në fjalimin e tij të zhvilluar për mediat u ndal tek zhvillimet aktuale në botë, lufta, sulmet, si edhe tensionet në Ballkanin Perëndimor.
Ai u shpreh qartë se NATO nuk provokon luftë, por ka për qëllim parandalimin e konflikteve dhe ruajtjen e paqes, duke theksuar se së fundmi tensionet në Ballkanin Perëndimor kanë qenë në rritje.

Marketing

“Ne jetojmë në një botë më të rrezikshme. Një luftë po zhvillohet në Europë. Një luftë e re në Lindje të Mesme. Tensionet në Ballkanin Perëndimor janë duke u rritur”, tha ai.

Gjithashtu shtoi se KFOR në Kosovë ka rol kyç jo vetëm për ruajtjen e paqes në Kosovës, por edhe më gjerë në Ballkan.

“Ndihma e tyre që të mbajnë një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë në Kosovë është çelësi për stabilitetin e rajonit më gjerë të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ndër të tjera Stoltenberg.