Ish futbollisti i Napolit dhe PSG-së plagoset me thikë, përfundon në spital

Ish-futbollisti Napolit, Ezequiel Lavezzi ka përfunduar në spital.

Marketing

Raportohet se sulmusi argjentinas është plagosur me thikë nga një familjar i tij, pasi ka eskaluar debati ku ka kaluar në ofendime dhe ka shkuar deri në atë masë ku është përdorur edhe thika, shkruan IndeksOnline.

Debati ems familjarëve thuhet se ka nisur për shkak të parave.

38-vjeçari u dërgua menjëherë në një spital në Maldonado në Uruguaj, aty edhe ku jeton aktualisht.

Po ashtu flitet edhe për një version tjetër, ku thuhet se Lavezzi është lënduar në një festë dhe ka dëmtuar shpatullën.

Lavezzi ishte pjesë e Napolit për pesë sezone, nga viti 2007-2012, ku shënoi 48 gola në 188 ndeshje.

Më pastaj argjentinasi i’u bashkua skuadrës së PSG-së, duke shënuar 35 gola në 136 ndeshje deri në vitin 2016, ku më pastaj u transferua në Kinë te skuadra Hebei.

Lavezzi u pensionua nga futbolli gjatë vitit 2019 në moshën 34-vjeçare.