OBSH: Një variant i ri i COVID-it po përhapet shpejtë nëpër botë

Një nënvariant i llojit Omicron i koronavirusit, është klasifikuar si variant që po përhapet me shpejtësi nëpër mbarë botën, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH, shkruan BBC, transmeton Reporteri.net.

Marketing

JN.1, është zbuluar në shumë vende të botës, përfshirë Indinë, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rreziku për publikun, thotë OBSH, aktualisht është i ulët dhe vaksinat aktuale vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje te njerëzit.

Por OBSH-ja tutje paralajmëron se COVID dhe infeksionet tjera mund të rriten shumë këtë dimër.

Edhe viruset respiratore si gripi, virusi sincicial i frymëmarrjes (RSV) dhe pneumonia e fëmijërisë janë gjithashtu në rritje në hemisferën veriore.

Virusi që shkakton COVID po ndryshon vazhdimisht me kalimin e kohës dhe ndonjëherë kjo çon në zhvillimin e varianteve të reja.

Omicron ka qenë varianti dominues global për disa kohë.