Franca me ligj të ri për imigrantët ilegal

Parlamenti francez ka aprovuar një ligj të ri mbi emigracionin i cili forcon mundësinë e Francës që të deportojë imigrantët të cilët i konsideron të pa dëshirueshëm mes një debati të ashpër mes partive.

Marketing

Ligji kaloi Dhomën e Ulët të Parlamentit me 349 vota pro dhe 186 kundër të martën ndërsa më parë ishte votuar nga Senati.

Kryeministrja Elisabeth Borne ka thënë se teksi i projektligjit përfshin metoda të nevojshme dhe efiqiente të cilat qytetarët e presin nga ta .

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin i cili sponsorizoi projektligjin ka thënë se qeveria dëshiron rreptësi më të madhe ndaj sulmuesve me origjinë të huaj, raporon The Associated Press.

Ai tha gjatë fjalimit të tij në Parlamentin Nacional se askush nuk mund të thotë se ata duhet ti lejojnë kriminelët në vendin e tyre, ata të cilat sulmojnë profesorët francez, policët francez e që sulmojnë të rinjtë francez në terrasat e kafeneve.