Zilja bie 90 sekonda më herët, studentët në Korenë e Jugut padisin qeverinë e Seulit

Ata kërkojnë një shpërblim monetar prej 15 400 dollarësh që është dhe kostoja e një viti studimi.

Marketing

Një grup studentësh në Korenë e Jugut po padisin qeverinë e Seulit sepse provimi i tyre përfundoi 90 sekonda më herët se sa ishte planifikuar. Padia, e ngritur të martën nga të paktën 39 studentë, pretendon se zilja ra më herët, gjatë gjuhës koreane që është edhe lënda e parë e provimit.

Disa studentë protestuan menjëherë, por thonë se mësuesit ua morën fletat e provimeve. Studentët thonë se ishin aq të mërzitur sa nuk mund të fokusoheshin në pjesën tjetër të provimit dhe madje disa prej tyre hoqën dorë nga testimi dhe u kthyen në shtëpi.

Gabimi ka ndikuar në rezultatet e provimeve të studentëve, pretendon avokati i tyre. Ata po kërkojnë 15,400 dollarë secili që është edhe kostoja e një viti studimi për të rimarrë provimin.

Testi famëkeq i pranimit në universitet , është një maratonë 8-orëshe e provimeve të njëpasnjëshme në disa lëndë dhe kjo formë testimi është edhe një nga më të vështirat në botë.