Rrahmanit i bie vlera

Kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmanit, i ka rënë vlera në muajt e fundit.
A ai ka luajtur pjesën më të madhe të ndeshjeve, por Napoli si dhe lojtari nuk po kalojnë momente të mira në fushën e gjelbër, shkruan lajmi.net.

Marketing

Sipas, “Transfermarkt” vlera e mbrojtësit ka rënë për pesë milionë euro.

Në qershor vlera e Rrahmanit ishte 25 milionë euro, por faqja e futbollit ka përditësuar shifrat dhe tani 29-vjeçari vlen 20 milionë.

Ai u përballë me një lëndim në fillim të sezonit dhe mungoi nga shtatori në tetor, duke humbur gjashtë ndeshje.

Rrahmani këtë sezon ka luajtur 16 ndeshje me Kampionët e Italisë në të gjitha garat.