Probleme për klubin e Serie A, ‘Guardia di Finanza’ i sekuestron aksionet

Përveç formës së dobët në kampionat, problemet janë shtuar për ekipin e Hellas Veronës.

Marketing

Klubi në i Serie A po përballet me probleme të mëdha financiare, dhe kjo për shkak se presidenti i tij, Maurizio Setti është vënë nën hetim nga “Guardia di Finanza” e Bolognas për mashtrim ndaj bankës.

Kjo masë vjen si rezultat i hetimeve që lindën pas falimentimit të një shoqërie aksionare, gjithashtu pronare e ekipit Hellas Verona.

Ndaj, “Guardia di Finanzia” e Bolognas si masë paraprake ka sekuestruar në masën 100% aksionet e klubit.