Lloga porosi Apasievit: Neofashisti që feston fitoren ndaj Titos së tij

“Sot neofashisti Apasiev feston fitoren ndaj Titos së tij. Në vend që të jetë krenar që është maqedonas, ai kënaqet që në letërnjoftimin e tij shkruhet maqedonase/qytetar i RMV-së”, shkruan ministri i drejtësisë, Krenar Lloga në një postim në rrjetet sociale, duke i çuar porosi kryetarit të partisë E Majta, Dimitar Apasiev.

Marketing

Ky i fundit më herët kishte njoftuar se Gjykata Kushtetuese e ka pranuar në ekstrakte Nismën e së Majtës kundër përkatësisë etnike në çertifikata.

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme vendosi të nisë procedurë për pjesët e tre neneve të Ligjit të Gjendjes Civile, të cilat përmbajnë fjalën “kombësia” në certifikatën e lindjes, martesës dhe vdekjes.  Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga kishte miratuar vendimin që në çertifikata të evidentohet edhe kombësia e çdo qytetari, kjo me qëllim që të evitojë çdo keqpërdorim, sidomos në pjesën e punësimeve, ku shumica e maqedonasve së fundi janë punësuar përmes një deklarata noteriale duke u deklaruar si shqiptarë. (INA)