MASH: Nuk duhet vërtetim nga Agjencia për punësim, mjafton dëshmi bankare!

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se dy thirrjet publike për mbështetje financiare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, si dhe për studentët janë të publikuara në ueb faqen,.www.mon.gov.mk,ndërsa afati përfundimtar për aplikim është 24.12. 2023

Marketing

Gjatë krijimit të masave është kujdesur që procesi i aplikimit të jetë i thjeshtë.Megjithatë, për të përmbushur kërkesat e disa prej aplikantëve potencial,procesi është thjeshtuar më tej.

Ju njoftojmë se me rastin e aplikimet të nxënësve nga shkollat fillore dhe të mesme,
prindërit/kujdestarët që nuk janë të punësuar ,nuk janë të detyruar të dorëzojnë vërtetim nga Agjencia e Punësimit, por duhet të dorëzojnë certifikatën e të gjitha llogarive personale të transaksionit për muajin paraprak si dëshmi se nuk ka të ardhura në bazë të rrogës .

Për nxënësit, prindërit e të cilëve nuk janë të martuar, ju njoftojmë se deklaratën e plotëson vetëm prindi që i është dhënë e drejta e kujdestarisë me vendim gjykate, pa dorëzuar pëlqimin me shkrim nga prindi tjetër. Kjo vlen edhe për fëmijët nga bashkimet jashtëmartesore,vetëm njëri prind paraqet deklaratë dhe të dhëna..

Për sa i përket aplikimit të studentëve për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të transportit, pyetja më e shpeshtëështë ajo që konsiderohet si dëshmi e shumës së biletës mujore për transportin e qytetit nga vendbanimi deri në vendin e studimit, ju informojmë se aplikantët duhet të dorëzojnë foto të një bilete mujore ose llogari fiskale, si dhe një “print screen” nga çmimet e publikuara në uebsajtin e transportuesit.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën me dije se kontrollon besueshmërinë e të dhënave në dokumentet nga çdo aplikim i dorëzuar , dhe përcaktimi i të dhënave të pavërteta sjell edhe përgjegjësinë përkatëse.
Ndërsa, mbështetja financiare prej 16.3 milionë euro, e cila ka për qëllim të ndihmojë nxënësit dhe studentët ,është pjesë e paketës së nëntë të masave antikrizë të Qeverisë në mbështetje të qytetarëve, në vlerë prej 662 milionë euro, të dedikuara për kategoritë e ndieshme sociale të qytetarëve.