Rikonstruimi i objektit diplomatik ekzistues në Cyrih, MPJ me njoftim

Në lidhje me reagimin e djeshëm të kompanisë “EUROINVEST MEDIU”, Ministria e Punëve të Jashtme njofton publikun se procedura për zgjedhjen e ofertës më të favorshme, për shpalljen me numër 19953/2023, për rikonstruimin e objektit diplomatik ekzistues në Cyrih është në rrjedhë e sipër.

Marketing

Për PJESEN e 1-rë në shpallje ka aplikuar vetëm një kompani – Kompania EUROINVEST MEDIU, f. Zajaz, ndërsa për PJESËN e -4-rt kanë ardhur dy oferta.

Edhe pse nga ana e komisioni të prokurimit publik ka përfunduar vlerësimi i ofertave lidhur me kërkesat ligjore dhe të prokurimit, megjithatë, për shkak të ndjeshmërisë së publikut, me kahje të Ministrit dhe me qëllim të transparencës së plotë, janë kërkuar dëshmi dhe konfirmime shtesë me të cilat do të tregohet se kompania nuk ka konflikt interesi të çfarëdo lloji.

Komisioni për Prokurime pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme edhe krahas asaj se nuk është detyrim ligjor dhe as praktikë, ka kërkuar po ashtu dëshmi se kompanitë nuk janë donatorë të partive politike. Në kuadër të gjithë procedurës, për pjesën ku kanë aplikuar më shumë se një kompani, do të realizohet ankand elektronik. Pas përfundimit të të gjitha procedurave, Ministria do të udhëhiqet vetëm nga kahjet ligjore dhe nuk do të lejojë që asnjë faktor subjektiv ta ndikojë vendimin e përzgjedhjes.