Rasti “Llaskarca”, mbrojtja kërkon lirimin e të akuzuarve

Në Gjykatën Penale sot vazhdoi seanca për fjalët përfundimtare të mbrojtjes të të akuzuarit të dytë në lëndën “Llaskarca” i cili ka qenë përgjegjës për transport Remzi Miftari, tre të akuzuarve tjerë të punësuar në stacionin për kontroll teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Babarovski, si dhe shoferit të autobusit i cili është i akuzuari i gjashtë, Manoil Trifunovski, përcjell TV21. Për të akuzuarin e dytë Remzi Miftari dhe të akuzuarin e tretë Igor Gjordjievski mbrojtja kërkoi aktgjykim lirues. Sipas avokates Suzana Abdurahimi, asnjë provë nuk ka vërtetuar se janë përmbushur akuzat ndaj të pandehurit Miftari. Mbrojtësi i të akuzuarit të tretë Gjorgjievski, avokatja Ruzha Tomeska, theksoi se prokurori nuk ka dëshmuar përtej dyshimit të arsyeshëm se Gjorgjievski e ka kryer veprën për të cilën ngarkohet, andaj kërkoi lirim.

Marketing