Anulohet greva e kontrollorëve të fluturimit

Është anuluar greva e kontrollorëve të fluturimit e paralajmëruar për më 25 dhe 31 dhjetor të këtij viti, informoi kryetari i Sindikatës së pavarur të kontrollorëve të fluturimit, Aleksandar Tasevski, shkruan TV21. Në takimin e sotëm Sindikata ka vendosur që të pranojë konkursin për punësim të cilin e kontestonin për shkak se një pjesë e pozitave vlerësoheshin si të pa rëndësishme dhe që ishte arsye për riaktivizimin e vendimit për grevë nga nëntori i këtij viti.

Marketing

“Sollëm përfundim që të anulojmë grevën e paralajmëruar për më 25 dhe 31 dhjetor për shkak të disa arsyeve operative. Pamë se me aktivitetin tonë do të ndikojmë që përzgjedhja e kuadrit operativ të nevojshëm të prolongohet dhe të mos zbatohet nëse vazhdojmë të insistojmë në 10 ditë pune të zgjasë konkursi, ndërsa edhe më tej kemi qëndrim se duhet të hiqen ato dy kandidatë joadekuat për punësim. Kemi opsion ose plotësisht të anulohen të gjithë punësimet ose t’i pranojmë, përkatësisht të “prolongojmë” parregullsinë nga ana e drejtorëve që me shumë gjasa kanë luajtur në kartën që të mos kemi mundësi për manovra”, tha Aleksandar Tasevski, kryetar i SPKF.

“Të shihet, siç është edhe në marrëveshjen kolektive, mënyra e selektimit të të punësuarve në këtë konkurs. Së dyti, tani me situatën e re, kemi 8 studentë kontrollues të cilëve ende nuk u është vazhduar marrëveshja e cila skadon deri në fund të vitit dhe ende nuk është kërkuar nga Ministria që t’u vazhdohet marrëveshja. Arsyeja e fundit, ne kemi plot njerëz që jetojnë jashtë shtetit dhe turistë që duan ta vizitojnë Republikën e Maqedonisë, andaj e shtyjmë grevën”, pohoi Edmond Kaliqi, supervizor i Kontrollit të Fluturimeve.