Manchester City dhe Tottenham refuzojnë Superligën

Dy skuadrat angleze, Manchester City dhe Tottenham kanë njoftuar se janë kundër krijimit të Superligës.

Marketing

Kampioni i Anglisë dhe ai evropian, ka thënë se është tërhequr nga Superliga me një vendim të vitit 2021 dhe qëndrimi i tyre nuk ndryshon, shkruan IndeksOnline.

”Klubi i futbollit Manchester City konfirmoi në vitin 2021 se kishte miratuar zyrtarisht procedurat për t’u tërhequr nga grupi që zhvillon planet për një Super Ligë Evropiane.
Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj vlerave të futbollit evropian dhe do të vazhdojmë të punojmë me klubet e tjera përmes ECA-s dhe të marrim pjesë në garat e UEFA-s.”, thuhet në deklaratën e Manchester Cityt.

Po ashtu edhe klubi i Tottenhami ka dal me një deklaratë të ngjashme ku thotë se refuzon krijimin e Superligës.

”Pas vendimit të sotëm (e enjte, 21 dhjetor) të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (ECJ) në lidhje me Superligën Evropiane (ESL), dëshirojmë të konfirmojmë se qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj vlerave të futbollit evropian dhe do të vazhdojmë të punojmë me klubet e tjera përmes ECA-s dhe të marrim pjesë në garat e UEFA-s.”, thuhet në deklaratë.