Zvicra deporton një grua pas 40 vitesh, arsyeja është befasuese

Një grua nga Turqia e cila jeton në Zvicër që nga viti 1983 është dëbuar nga vendi. Arsyeja e vendimit është për shkak të mungesës së integrimit të saj në shtetin zvicërian. Vendimi është miratuar edhe nga Gjykata Federale.

Marketing

Ajo erdhi në Zvicër me bashkëshortin e saj të atëhershëm në vitin 1983 në moshën 19-vjeçare, shkruan Indeksonline.

Nga marsi i vitit 2006 dhe deri në gushtin e vitit 2022, shuma e asistencës sociale që kjo grua kishte përfituar ka qenë 351 mijë franga.

Gruaja turke nuk është përpjekur kurrë të gjejë një punë apo të shkëputet nga kujdesi.

“Pasi të jetojë në Zvicër për 40 vjet, sigurisht që nuk do të jetë e lehtë për ankuesen të riintegrohet në vendin e saj. Pavarësisht kundërshtimeve të gruas, kthimi në Turqi ishte i arsyeshëm. Ajo mund të mbajë marrëdhënie me fëmijët dhe nipërit e saj të rritur në Zvicër “nëpërmjet vizitave të rregullta për pushime dhe përmes mjeteve elektronike të komunikimit” thuhet në vendimin e Gjykatës Federale.

Kjo grua kishte jetuar në rajonin e Solothurnit në Zvicër.