Haraçinasit paguajnë TATIM por edhe ka kush t’i mbledh ata!

Në Haraçinë nuk paguhet tatimi” kjo tani më i takon të kaluarës
Me ardhjen e Kryetarit të ri Ridvan Ibraimi në krye të Komunës Haraçinë gjërat kanë filluar të ndryshojnë në mënyrë drastike,nga dita në ditë Haraçina numëron vetëm suksese në çdo sferë dhe këtë po e vërtetojnë edhe shumë institucione ndërkombëtare.
Sot në Shkup në Holiday Inn nën organizim të USAID-it është mbajtur prezentim i punës dhe rezultateve nga bashkëpunimi me disa Komuna në sferën e tatimeve dhe transparencës.
Kryetari i komunës Haraçinë Ridvan Ibraimi në prezentimin e tijë në sferën e tatimeve ka shpalosur edhe shifra konkrete për vitin 2023.
Komuna e Haraçinës nga gjithsej 2675 amvisëri të regjistruara ka arritur që mbi 50% e qytetarëve kanë paguar tatimin,shumë prej tyre edhe në mënyrë vullnetare kanë kërkuar vendimin për tatimin e pronës.
Në krahasim me vitin 2022 Komuna e Haraçinës ka rritje prej 422% në aspekt të mbledhjes së tatimit në pronë.
Përfaqësuesi i USAID Bardhyl Marku duke folur për bashkëpunimin me Komunat e sidomos me Komunën e Haraçinës ka theksuar se ajo tani më është një ,,storje suksesi” jo vetëm në mbledhjen e tatimeve por edhe në aspekt të transparencës fiskale dhe aktive.
Sipas analizave dhe matjeve të fundit, Komuna e Haraçinës nga maksimum 16 pikë ka arritë 12 pikë indeksi që është rritja më e madhe nga të gjithë Komunat krahasuar me vitin 2022.
Në fundë të prezentimit ashtu siç theksoi edhe vet Kryetari Ibraimi, Haraçina më nuk është ,,njollë e zezë” por ajo sot me shumë krenari mburret me rezultatet e arritura e kjo është falë menaxhimit të suksesshëm, transparent dhe dinjitoz.
Kryetari Ibraimi ka falemnderuar USAID për mbështetjen dhe gadishmërinë për të bashkëpunuar dhe ndihmuar Komunën e Haraçinës,por gjithashtu ka falemnderuar edhe administratën komunale e në veçanti qytetarët për suksesin e përbashkët.

Marketing