Veturë për mësimdhënësit e Brezës. Donacion nga Agjencia për Pronë të Konfiskuar

Një veturë për mësimdhënësit e shkollës së fshatit Brezë të Karadakut të Shkupit si dhe mjete shkollore për të përmirësuar kushtet e shkollës janë dhuruar nga agjencia për menaxhimin me pronën e konfiskuar. Drejtori Driton Nebiu u nis për në këtë fshat për të çuar donacionet me ekipin e tij, por mbetën në gjysmë të rrugës për shkak të rrugëve të pakalueshme nga bora. U la që mjetet të dërgohen ditë tjetër kur të ketë kushte më të mira atmosferike.

Marketing

“Kemi donuar edhe një veturë e cila gjendet këtu por për shkak infrastrukturës po e shihni edhe vet, është e pamundur të arrijmë ne deri në fshatin Brezë, më vjen shumë keq që ata fëmijë dhe ata mësimdhënës nuk mundëm që t’i gëzojmë me të mira nga ana e agjencisë”, ka theksuar Driton Nebiu, drejtor i Agjencisë për menaxhimin e Pronës së Konfiskuar.